Duke parë se pandemia e coronavirusit është përhapur në tërë botën, autoritetet kompetente kanë ndërmarrë veprime konkrete për ta parandaluar që COVID të mos përhapet edhe më shumë në mesin e qytetarëve, shkruan Business Insider.
Kështu më 20 mars guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, urdhëroi që ky shtet amerikan të bllokohet si preventivë për të parandaluar përhapjen e mëtejme, duke mos dhënë informata se kur ky bllokim do të përfundojë, transmeton Telegrafi.
Sipas Los Angeles Times, Kalifornia deri më tani i ka 3.154 raste të konfirmuara dhe 57 vdekje si pasojë e coronavirusit. Hapësirat dikur që vlonin nga pushues të shumtë siç janë plazhet Venice, Santa Monica dhe hapësira e njohur gjelbëruese Carlsbad, tashmë janë shndërruar në “zona fantazmë”.
Imazhet e publikuara më poshtë shfaqin dallimin në këto zona para dhe pas shpërthimit të pandemisë që ngriti në këmbë tërë botën, se për çfarë bëhet fjalë shikoni fotogalerinë. /Telegrafi/
Plazhi Santa Monica në vitin 2013