Këngëtarja e njohur nga Kosova, Dafina Zeqiri, njihet edhe për pasionin e saj për tatuazhet, e kjo ka qenë edhe tema e bisedës mes saj dhe moderatorit të “Në Shtëpinë Tonë”, Flori Agalliu.
Por, edhe ky i fundit e ka pasion tatuazhet, edhe pse jo aq shumë sa Dafina, e cila prej 13 vitesh ka pikturuar mbi trupin e saj një sërë tatuazhesh, aq sa i ka humbur edhe numri.
Ata madje kanë edhe një simbol të njëjtë si tatuazh, “Fluturën e Natës”, e cila është simbol i jetës, por për këngëtaren ka edhe kuptimin se ajo jeton natën dhe fle ditën, transmeton Top Channel.
Më tej, Dafina vendosi që të bëjë tatuazhin e radhës e ndjekur nga grupi i xhirimit të “Në Shtëpinë Tonë”.
Dafina Zeqiri u rikthye fuqishëm në skenën e muzikës shqipe me duetin me Lumi B, “Kalon”.
Videoklipi i këngës së realizuar nga Big Bang (REDBOX Entertainment) numëron afro 17 milionë shikime në YouTube.
Në ndërkohë, është paralajmëruar se këngëtarja do të vijë me një duet me Noizyn.