Telegrafi

Pasim i Arnoldit ndaj Sheffieldit, tregues se 21 vjeçari zotëron tashmë qetësi dhe teknikë mahnitëse

Trent Alexander- Arnold po vazhdon me formë të lartë edhe në këtë sezon te Liverpooli.

Mbrojtësi anglez ka arritur të bëhet prej më të mirëve në botë në pozitën e tij, e që në çdo ndeshje pothuajse po dhuron spektakël.

Një gjë të tillë e bëri edhe në fitoren 2-0 të Liverpoolit ndaj Sheffield Unitedin në kuadër të javës së 21-të në Ligën Premier.

Anglezi bëri një pasim maestral te Andy Robertson, duke marrë duartrokitje nga tifozët e The Reds.

Kujtojmë se golat në këtë takim për Liverpoolin i shënuan Mohamed Salah dhe Sadio Mane. /Telegrafi/