Telegrafi

Pasi u poshtërua nga Sancho, Milner konfrontohet me Van Dijk në derbin e madh anglez

Manchester United ka kaluar në epërsi përballë Liverpoolit në derbin e madh anglez.

Ishte sulmuesi i talentuar anglez Jadon Sancho që kaloi Djajtë e Kuq në epërsi në minutën e 16-të të ndeshjes.

Sancho realizoi një gol të bukur pasi turpëroi anglezin James Milner në zonën e Liverpoolit.

E me golin e pranuar nuk ishte i kënaqur aspak Milner, madje anglezi ishte i frustruar me bashkëlojtarin e tij Virgil Van Dijk.

Milner u acarua shumë me holandezin duke i bërtitur për hapësirat që la në qendër të mbrojtjes.

Gjithsesi përkundër se pati një konfrontim nga dyshja, situata nuk eskaloi dhe Van Dijk e mori me qetësi kritikën e Milner. /Telegrafi/