Faqet rozë pothuajse u mbushëm me emrin e këngëtares së njohur, Altuna Sejdiu-Tuna.
Një gjë e tillë ndodhi përmes një postimi të saj, ku bëri të ditur se solli në jetë fëmijën e dytë.
Lajm i tillë nuk ishte aspak i pritur, pasi artistja kishte fshehur shtatzëninë nga sytë e publikut.
Kështu, në një postim në rrjetin social Instagram, Dafina Zeqiri e ka uruar atë për lindjen e fëmijës.
Zeqiri ndau një imazh që Tuna e kishte shpërndarë, duke e uruar për më të mirat.
Dyshja përndryshe nuk kanë pasur raport të mirë mes vete, kurse tani duket se gjërat janë përmirësuar. /Telegrafi/