Gjatë ditës së sotme (e martë) në lajme ka qarkulluar se futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo është infektuar me COVID-19.
Portugalia ka njoftuar se 35-vjeçari do të qëndrojë në vetizolim për dhjetë ditë e më pas të rikthehet te Juventusi.
Kështu, Ronaldos i duhet të jetë edhe larg familjes së tij, për shkak që të zvogëlojë rrezikun ndaj tyre.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Georgina ka ndarë një imazh teksa fliste në telefon me partnerin e saj.
“Ti je inspirimi im”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit.
Thuhet se futbollisti po rrezikon edhe disa lojtarë të tjerë, me të cilët kishte pasur kontakt kohëve të fundit. /Telegrafi/