Një video e publikuar të dielën trazoi rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për një rrahje, ku thuhej se të përfshirë ishin reperët Don Xhoni dhe Finem.
Mirëpo të dy ata e mohuan një gjë të tillë, e Don Xhonin duke u deklaruar se nuk ishte protagonist i videos dhe Finem, i cili tha se nuk i kishte pëlqyer reagimi i tij.
Ndërkohë, tani një tjetër rap-artisti i quajtur Santi është rrëfyer për rastin, duke pretenduar se ai është “viktima” e atij sulmi.
Në një video të dërguar për JOQ, ai është shprehur se ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth tre muaj më parë, pas daljes së tij nga emisioni “Zonë e Lirë”.
Tutje, Santi është shprehur se videoja në fjalë është përdorur nga Don Xhoni, me qëllim rritjen e famës.
“Sapo jam larguar nga emisioni më kanë zënë pritë dy makina, pa dijeninë time, më kanë rrahur, nuk është turp, me u rraf nga 10 veta sa ishin ata. Arsyeja që nuk kam reaguar është se nuk kam dashur të marr vëmendje, emër apo të bëhesha lajm. Të nesërmen më ka marrë vëllai dhe menaxheri i Finem për të tërhequr denoncimin. Këto kanë ndodhur për një video në TikTok, arsyeja më banale. Denoncimin e kam tërhequr meqë e mbyllëm muhabetin dhe video nuk do dilte kurrë. Arsyeja që është postuar kjo video, është duke parë famën e Don Xhonit në çdo rrjet social, kanë dashur ta shfrytëzojnë për vëmendje. Më keni sqaruar 3 muaj përpara, por pabesisht, si jo burra. Sot po reagoj jo për vëmendje, por për një padrejtësi. Do ju ndjek penalisht që prej momentit që ka dalë video, kam fakte, mesazhe. Nëse doni vëmendje ua jap unë”, deklaron Santi përgjatë videos. /Telegrafi/