Site icon Telegrafi

Pasi triumfoi në zgjedhje kundër Macronit, Bardella tani thotë: Mbështes Ukrainën, por nuk do ta furnizojë me raketa

Lideri i partisë franceze të ekstremit të djathtë, Rally National (RN), Jordan Bardella, tha sot se ai mbështet të drejtën e Ukrainës për t’u mbrojtur kundër Rusisë.

Megjithatë, nëse zgjidhet kryeministër, ai nuk do të furnizojë Kievin me raketa me rreze të gjatë veprimi që mundësojnë goditje në territorin rus.

“Unë dua që Ukraina të ketë në dispozicion municionet dhe pajisjet e nevojshme për të mbajtur frontin, por nuk e mbështes dërgimin e pajisjeve që mund të çojnë në një përshkallëzim në Evropën Lindore”, tha Bardella.

Jordan Bardella tha se si kryeministër do të respektonte angazhimet e Francës ndaj NATO-s, raporton politico.

Anëtari i sapozgjedhur i Parlamentit Evropian premtoi gjithashtu se do të mbajë një nivel të lartë të shpenzimeve për mbrojtjen.

Verën e kaluar, legjislatura franceze miratoi një ligj shtatëvjeçar jo-detyrues për planifikimin ushtarak të vendit, i cili parashikon shpenzimin e një totali prej 413 miliardë eurosh për mbrojtjen deri në vitin 2030.

Ndryshe, sipas sondazheve të opinionit publik, RN do të marrë më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 30 qershor dhe 7 korrik. /Telegrafi/

 

Exit mobile version