Telegrafi

Pasi theu rekordin e madh, NBA zgjedh 10 tre pikëshat më të mirë që i ka shënuar Curry deri më tani në karrierë

Stephen Curry është bërë shuteri më i mirë në histori të elitës së basketbollit amerikan NBA.

Fundori i Golden State Warriors ka thyer rekordin e Ray Allen në sfidën ndaj New York Knicks.

Curry ka shënuar 2974 tre pikësha në NBA dhe tani mbanë i vetëm këtë rekord brenda sezonit të rregullt.

Yllin e Warriors e përgëzuan edhe dyshja Ray Allen dhe Reggie Miller që janë në pozitat dy dhe tre.

NBA ka zgjedhur top 10 tre pikëshat më të mirë deri më tani në karrierën e Curryt. /Telegrafi/