Telegrafi

Pasi ta lexoni këtë, nuk do të aplikoni për punësim në Australi

Televizioni australian ABC, raporton se ka prova shokuese në të cilat thuhet se aziatikët dhe evropianët e punësuar në ferma dhe fabrika, ngacmohen dhe sulmohen seksualisht.

Gjithashtu, thuhet se kompanitë e ndryshme u kërkojnë femrave shërbime seksuale në këmbim të një vize dhe leje të qëndrimit në Australi, transmeton Telegrafi.

Projekti i quajtur “Working Holiday Visa” është projektuar si një program i shkëmbimit kulturor që lejon të rinjtë nën moshën 31-vjeçare të punojnë në Australi për një periudhë gjashtëmujore – zakonisht punë të paklasifikuara, të tilla si mbledhje të frutave apo punë në fabrika.

Avokati i Popullit i Australisë tha se gjithnjë e më shpesh vijnë ankesa në lidhje me korrupsionin dhe shfrytëzimin e punëtorëve.

Madje, disa prej tyre pohojnë se janë paguar më pak se gjysma e pagës minimale. /Telegrafi/