Të gjithë kemi lexuar se mëngjesi është shujta më e rëndësishme e ditës, por a e dini përse?
Telegrafi ju sjell disa nga arsyet se përse mëngjesi është shujta më e rëndësishme e ditës, e gjithashtu për ta pasur më lehtë të kuptoni rëndësinë e mëngjesit.
Mëngjesi ju ndihmon të humbni peshë
Personat të cilët e shmangin shujtën e mëngjesit, janë 50 për qind më të prirë të fitojnë kile të tepërta.
Mëngjesi e përmirëson performancën intelektuale
Ngrënia e shujtës së mëngjesit e rrit nivelin e përqendrimit, e përmirëson kujtesën dhe aftësitë tjera mendore.
Duke ngrënë mëngjes, ju e riaktivizoni metabolizmin
Pasi të jeni zgjuar në mëngjes, ju duhet të hani një racion të mirë për ta përmirësuar metabolizmin dhe për të nxitur procesin e djegies së yndyrave.
Ngrënia e mëngjesit e përmirëson edhe performancën atletike
Racioni i mëngjesit ju furnizon me vitamine dhe vlera ushqyese, dhe, si rezultat i kësaj, ju do të jeni të mbushur me energji dhe të gatshëm për të ushtruar. /Telegrafi/