Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të cilët ishin rrahur mes vete, ku njëri nga të dyshuarit ka sulmuar viktimën femër.
Rasti ka ndodhur të dielën në Fushë Kosovë, në ora 17:00.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët ishin rrahur në mes vete, ku njëri nga të dyshuarit ka sulmuar viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.
Të dyshuarit pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/