Telegrafi

Pasi shijoi fitoren e Kosovës, Luan Krasniqi: Ky është viti ynë (Foto)

Luan Krasniqi mendon se viti 2016 është viti i sportit shqiptar, kur kihet parasysh kualifikimi i Shqipërisë në ‘Euro 2016’ dhe pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Këtë koment, boksieri i dikurshëm e bëri pas triumfit të përfaqësueses së Kosovës (2-0) në ndeshjen miqësore kundër Ishujve Faroe.

“Fitore e madhe për Kosovën kundër Ishujve Faroe, në sfidën e parë pas pranimit në UEFA e FIFA”.

“Zemrat dhe mendimet tona këtë vit janë me Kombëtaren Shqiptare në Francë. Ky është viti jonë!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Postimi është shoqëruar me disa fotografi. /Telegrafi/