Arber Zeneli ka qenë edhe njëherë fantastik për skuadrën e Heerenveenit.
Sulmuesi nga Kosova ka shënuar golin e parë në fitoren ndaj Groningenit në udhëtim me rezultat të thellë 3-0.
21-vjeçari shënoi golin e pestë në elitën e futbollit holandez dhe po kalon nëpër një formë të mrekullueshme.
Pas ndeshjes ai ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare në Facebook për të shkruar rreth derbit të fituar.
“Çfarë nate e paharruar. Derbi i fituar. I lumtur me golin dhe fitoren shumë të rëndësishme”, shkroi Zeneli.
Fitorja në derbi ndaj Groningenit i ka ndihmuar skuadrës bardh e kaltër, Heerenven që të ngritët edhe më shumë në tabelë.
Aktualisht skuadra e kosovarit ndodhet në pozitën e tretë me 18 pikë të tubuara. /Telegrafi/