Vedat Muriqi e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën te Fenerbace.
Ai ka arritur të shënojë dy gola në miqësoren që Feneri e fitoi 2-0 nda Bursasportit.
Paraqitja e tij e mirë ka bërë që fansat e Fenerbahces të çmenden pas sulmuesit të Kosovës.
“Feneri ka blerë lojtar 35 milionë euro”, shkruan një komentues.
“Presidenti Ali Koç e ka blerë sulmuesin më të mirë të epokës së tij”, është komenti i një tjetër komentuesi.
Ata e kanë krahasuar edhe me Slimanin, ndërsa besojnë që me Vedatin mund të bëhen edhe kampion. /Telegrafi/