Telegrafi

Pasi rrëmbehet nga një person në Vushtrri arrin të largohet, i dyshuari arratiset

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë me veturë, një i dyshuar nën kërcënimin e armës i ka e ka detyruar të hyj me forcë në veturë dhe kanë vazhduar në drejtim të Prishtinës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 21:00, në Vushtrri.

Po ashtu thuhet se viktima ka arritur të largohet, ndërsa i dyshuari ia ka marr automjetin dhe është larguar në drejtim të panjohur dhe gjendet në arrati.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë me automjet, i dyshuari mashkull kosovar nën kërcënimin e armës e ka detyruar të hyj në automjet dhe kanë vazhduar në drejtim të Prishtinës, ku viktima ka arritur të largohet, ndërsa i dyshuari i ka marr automjetin viktimës dhe është larguar në drejtim të panjohur dhe gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/