Site icon Telegrafi

Pasi rezultoi me COVID-19, Berlusconi shtrihet në spital

Silvio Berlusconi u shtrua në spital, pasi u përcaktua se ishte pozitiv për coronavirus.

Sipas agjencisë AFP, politikani italian u pranua në spital si masë paraprake. Gjendja shëndetësore e Berlusconit nuk është shqetësuese, reuters citoi partinë e ish-kryeministrit, “Forza Italia”.

Mjeku i tij personal, Albeto Zangrlio, njoftoi të mërkurën se 83-vjeçari rezultoi pozitiv për COVID-19, transmeton Telegrafi.

Atëherë u tha se italiani ishte asimptomatik dhe se do të kalojë periudhën 14 ditore të karantinimit në qytetin e Milanos.

Ndërsa pandemia ishte në aktivitet të plotë, Berlusconi ishte në shtëpinë e tij në Nice, Francë, dhe më pas kaloi një pjesë të pushimeve në Sardenjë, ku u shoqërua me Flavio Briatoren, pronarin e diskotekës “Miliarderi”, një vend i preferuar i mysafirëve ekskluzivë në Sardenja.

Lexo po ashtu Ish kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi rezulton pozitiv me COVID-19

Briatore, i cili njoftoi se do të padisë qeverinë për mbylljen e diskove, ishte infektuar si shumica e punonjësve të tij, por edhe një numër i mysafirëve.

Sapo u njoftua se Briatore ishte pozitiv për COVID-19, Berlusconi, siç u njoftua, u testua në mënyrë parandaluese për virusin, ai nuk ishte i infektuar, por testi i fundit konfirmoi se sipërmarrësi italian ishte infektuar me coronavirus. /Telegrafi/

Exit mobile version