Site icon Telegrafi

Pasi publikoi përgjimet telefonike, shoqërohet në polici ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit – flet avokatja e këngëtares

Atilla Kardesh, ish-bashkëshorti Drenusha Latifit është shoqëruar në polici këtë të premte, pasi ka shkelur dy aktvendime të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ai gjatë ditës ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, përgjimet e bisedave telefonike me ish-gruan e tij këngëtare, si kundërpërgjigje ndaj akuzave të saj për dhunë fizike dhe psikike.

Lexo po ashtu Drama vazhdon, ish-bashkëshorti ia publikon përgjimet telefonike - Drenusha Latifi vazhdon të reagojë përmes mesazheve mbështetëse

Në këtë mënyrë ai ka shkelur dy aktvendime të Gjykatës së Prishtinës, e cila ia kishte ndaluar që të mos i afrohet ish-bashkëshortes së tij dhe të mos komunikojë në asnjë mënyrë me të.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, avokatja e Drenusha Latifit, Saranda Keqekolla, e cila ka thënë se Kardesh aktualisht është duke u intervistuar.

Lexo po ashtu Drenusha Latifi flet për herë të parë pas ndarjes nga burri: Kam pësuar dhunë fizike dhe psikike nga ai, e kam paditur dhe nuk guxon të më afrohet

“Ai është shoqëruar në stacion policor pasi ka shkelur dy aktvendime të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ia ka ndaluar që t’i afrohet klientes time në distancë prej 50 metrave nga vendbanimi i saj si dhe vendimin që të mos komunikojë në asnjë formë me të, ta ngacmojë apo ofendojë. Tani po presim sepse intervistimi ende nuk ka përfunduar”, ka thënë avokatja Keqekolla. /Telegrafi/

Exit mobile version