Edhe pse mbretëron moti i ftohtë, Armina Mevlani ditë më pari zgjodhi të publikojë një fotografi, në të cilën kishte pozuar me bikini.
Në bazë të asaj që kishte shkruar modelja, fotografia është realizuar gjatë ditëve të ngrohta.
“Nuk është moti për bikini, por kisha harruar ta publikoj këtë”, kishte shkruar bukuroshja në përshkrimin e fotografisë.
Në imazhin e postuar, Armina shfaqej duke pozuar me bikini të kuqe.
Ndërkaq, gjatë ditës së shtunë, ajo ka publikuar edhe fotografi të tjera, ku pozuar e veshur me fustan dhe duket bukur.
Armina shpesh është përfolur në media për lidhjen e saj me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.
Faqet rozë vazhdimisht sjellin të rejat dhe imazhet nga jeta e çiftit të famshëm që josh interesimin e fansave të tyre. /Telegrafi/