Site icon Telegrafi

Pasi pozoi si Jackie Kennedy, Kim tash pozon si Cher (Foto)

Pasi pozoi për Interview në stilin e Jackie Kennedy, Kim Kardashian është fokusuar në një tjetër epokë me një tjetër emër të njohur, divën e muzikës, Cher.

Në edicionin arab të Harper’s Bazaar, 36-vjeçarja i kthehet kohës dhe stilit të këngëtares së famshme në vitet e tetëdhjeta.

Vetë Kim ka thënë se Cher, e cila është po ashtu me origjinë nga Armenia, është ende dhe sot një nga ikonat e stilit, transmeton TCH.

“I kam parë gjithmonë femrat armene. Unë kam rrënjë të thella në familje që janë të ngjashme me të sajat”.

“Cher gjithmonë ka pasur një stil, dhe jam e fiksuar me të. Të mendosh që ajo ka veshur fustanin e tejdukshëm në vitet e shtatëdhjeta mendoni reagimin që kanë pasur njerëzit në atë kohë”, ka deklaruar Kim.

Exit mobile version