Site icon Telegrafi

Pasi paparacët e fotografuan nga këndet e këqija, Bebe Rexha publikon provat: Kështu jam në të vërtetë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, këto ditë është fotografuar nga paparacët gjatë pushimeve të saj në Cabo San Lucas, Meksikë.

Ajo po shijon disa ditë të mira pushimi nën shoqërinë e të dashurit të saj, regjisorit Keyan Safyari.

Bebe Rexha dukej mjaft atraktive në bikini të zeza, ndërsa në sy binin edhe format e saj të bujshme të trupit.

Fotografitë e publikuara nga paparacët (Foto: BackGrid)

Teksa u komentua shumë për linjat trupore, Rexha, vendosi që t’ua vërtetojë fansave të aj se si duket në të vërtetë.

Ajo publikoi në InstaStory disa video të njëpasnjëshme, ku dëshmonte linjat e saj trupore, përkatësisht këmbët e holluara dhe zgjerimin te pjesa e belit dhe te të pasmet e saj.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Tutje, këngëtarja shqiptare mund të shihet në video teksa shfaq fotografitë që e përditshmja britanikja DailyMail publikoi, teksa thotë se paparacët e fotografuan nga këndet e këqija.

Imazhet në fjalë e bënin të dukej më e shëndoshë dhe e deformuar dhe për t’ua dëshmuar fansave se duket ndryshe në të vërtetë, ajo publikoi këto video në InstaStory.

“Unë jam në Meksikë me të dashurin tim dhe paparacët publikuan disa fotografi të mijat, dhe dua t’ju tregoj se: Po, kam strija”, thotë 31-vjeçarja për fansat e saj.

Më tej, Bebe Rexha thekson se ka pasur këtë vijë trupore që nga fëmijëria, me këmbë të holla dhe pjesë më të zgjeruar te beli, përkatësisht të pasmet. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/InstaStory
Exit mobile version