Një djalë pasi nuk mund të shkojë në xhami, si pasojë e bllokimit nga COVID-19, e ka ndërtuar një të tillë nga kartoni brenda shtëpisë, gjatë Ramazanit.
Djali 8-vjeçar i quajtur Yahya Murad Hussain nga Yorkshire e Mbretërisë së Bashkuar përdori kartonin për të ndërtuar strukturën mbresëlënëse në dhomën e tij të lojërave, transmeton Telegrafi.
Djalit, i cili aktualisht është në shkollë, iu deshën një javë për të hartuar dhe ndërtuar atë. Nëna e tij, Auzma Yousaf, e ndihmoi atë me disa nga planet më të ndërlikuara gjeometrike.
Jahja përdori edhe pjesë tjera për ta dekoruar xhaminë si pjesën e jashtme ashtu edhe atë të brendshme.
Ai po ashtu i shtoi asaj edhe aromatizues me erëra të këndshme, njëjtë sikurse në xhami të tjera. /Telegrafi/