Të gjithë kanë pritur që Chelsea të transferojë sulmuesin belg, Romelu Lukaku.
Por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi belgu zgjodhi kalimin në ‘Old Traford’ duke nënshkruar për Manchester United.
Tani kampioni i Anglisë është rikthyer tek sulmuesi gabonez, Pierre Emerick Aubameyang.
Mediat angleze kanë raportuar se Chelsea ka bërë gati një ofertë të parezistueshme për ta transferuar afrikanin në Londër.
Londinezët kanë gati 70 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmund.
Dortmund kërkon 70 milionë euro për lojtarin dhe duket se marrëveshja mes klubeve është shumë afër.
Tani kampionët anglez duhet ta mposhtin konkurrencën e Milanit për t’i ofruar një kontratë më të mirë Aubameyangit.
Gjithsesi në garë për lojtarin mbetet edhe skuadra franceze Paris Saint Germain. /Telegrafi/