Këngëtarja Bleona Qereti prej vitesh është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka ndërtuar karrierën e saj atje.
Ajo është shumë e përkushtuar në rrugën e saj drejt suksesit, ndërsa kjo ka ndikuar që ajo të ndërmarrë një vendim mjaft të rëndësishëm për jetën e saj.
Sot (e premte) përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, Bleona ndau me fansat momentin kur ajo ngriu qelizat vezë.
Kjo është një procedurë e cila po praktikohet nga shumë femra karrieriste në botë, ndërsa një gjë të tillë vendosi ta bëjë edhe këngëtarja shqiptare.
Kjo metodë bën të mundur që femrat të mos ngelen shtatzënë deri në një periudhë të caktuar.
“Për të gjitha vajzat që akoma nuk e kanë gjetur partnerin ideal për të bërë një fëmijë, dhe ora biologjike bën ‘tik-tak’ çdo ditë në mendjen e tyre, kjo është procedura e duhur – jo nxitimi të gjejnë një partner patjetër qoftë dhe nëse nuk është babai i duhur për fëmijën e tyre, thjesht vetëm për të bërë një fëmijë…”, ka shkruar Bleona në përshkrim.
Këngëtarja shprehet se ndihet e lumtur që falë mjekësisë asaj i është dhënë një mundësi e tillë, e cila është vërtet e rrallë. /Telegrafi/