Luana Vjollca është ndër personazhet më të komentuar në faqet rozë.
Ajo kohëve të fundit është parë duke shijuar kohën e lirë, pasi ka përfunduar sezoni i emisionit të saj.
Eksperimentet në dukjen e saj nuk kanë të ndalur, teksa ka vendosur të bëjë flokët ngjyrë portokalli.
Pas këtij ndryshimi, bukuroshja ka sjell disa fotografi në rrjetin social Instagram, teksa shkëlqente me veshjen elegante.
Në paraqitjen e artistes më shumë dominonte ngjyra e zezë, duke i theksuar edhe tiparet e formësuara trupore.
Në përshkrim ajo kishte vënë një ’emoji’ të luanit, për të krahasuar veten me të.
“Locos” në anën tjetër është hiti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Jay Santos. /Telegrafi/