Georgina Rodriguez këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes, falë komplimenteve që ia ka dhënë Cristiano Ronaldo gjatë një interviste televizive.
Superylli i Juventusit deklaroi për emisionin e Piers Morgan se marrëdhëniet intime me bukuroshen spanjolle ishin shumë më të mira se ndjesia kur shënon gol.
Ndërkaq, menjëherë pas, modelja u kujdes që të merrte gjithë vëmendjen gjatë një evenimenti të organizuar nga prodhuesi i produkteve të lëkurës, Sesderma në Madrid të Spanjës.
25-vjeçarja shkëlqeu e veshur me fustan që ia tregonte linjat trupore, për të cilat angazhohet shumë në palestër.
Dhe gjatë fundjavës, ajo ka zgjedhur ta publikojë një video të realizuar më herët, në të cilën Georgina shfaqet në palestër duke u kujdesur për ndërtimin e formave trupore. /Telegrafi/