Mimoza Shkodra lansoi ditë më parë projektin e ri që u mendua se është dedikim për Seldin.
Bukuroshja shqiptare publikoi këngën që u mendua se është dedikim dhe Seldi nuk vonoi.
Ai ka konfirmuar projektin e ri të tij muzikor, që vjen në bashkëpunim me Keisin.
Keisi është vajza e Sabianit, që kohë më parë u spekulua se u bë pjesë e OTR.
“S’ka Dashni” është titulli i projektit të Seldit, që po ashtu flet për temën e ndarjes.
Seldi dhe Mimoza ishin ndër çiftet më të pëlqyera të estradës shqiptare, por i dhanë fund lidhjes pa shumë zhurmë mediatike.
Kënga “Mu ma le fajin” nga Mimoza që u shoqërua me videoklip, është pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/