Presidentit amerikan Donald Trump duket se nuk i kanë pëlqyer talljet që janë bërë në llogari të tij, nga kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe liderët e tjerë botëror gjatë samitit të NATO-s të organizuar në Londër.
Trump i është referuar kryeministrit kanadez si “dyfytyrësh”, pasi u kap nga kamerat duke u tallur me Trumpin në pallatin mbretëror Buckingham, transmeton Telegrafi.
Edhe pse biseda mes Justin Tudeau, Emmanuel Macron dhe Boris Johnson nuk kuptohet aq mirë, ajo çfarë fitoi më së shumti vëmendje janë deklaratat e liderit kanadez që iu referua me ironi konferencës 40 minutëshe për media të presidentit Trump.
Ai shfrytëzoi takimin bilateral me kancelaren gjermane Angela Merkel që të deklarojë para gazetarëve se Trudeau është “dyfytyrësh”. /Telegrafi/