Golden State Warriors shfrytëzoi në mënyrën më të mirë lëndimin e qëllimshëm të Kawhi Leonard nga ndeshja e parë, duke shkatërruar San Antonion në ndeshjen e dytë me rezultat 136-100.
Nga fillimii takimit ishte e ditur se Golden State është favorit për të fituar pasi me mungesën e Leonard edhe balancat në mbrojtje ishin të shthurur.
Qysh në çerekun e parë Curry shpërtheu me katër treshe ku Golden State krijoi epërsi mbi 10 pikë.
Në fund, Golden State fitoi me 36 pikë epërsi.
Më i miri ishte Stephen Curry me 29 pikë, përcjellë nga Durant me 16 pikë dhe Green me 13 pikë.
Dy ndeshjet kthyese në San Antonio nisin të shtunën.
/Telegrafi/