Telegrafi

Pasi la Barcelonën për të kaluar te Real Betis, tani Alena thotë se do të luante edhe për Real Madridin

Carles Alena nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë të luajë për Real Madridinnë të ardhmen, pavarësisht se vjen nga akademia e Barcelonës.

Mesfushori aktualisht është në huazim te Real Betis deri në fund të sezonit pas mungesës së minutave në Camp Nou.

“Unë nuk do ta hidhja poshtë [shansin] të luaja për Real Madrid”, ka thënë Alena për El Larguero.

“Futbolli ka shumë udhëkryqe. Unë jam një tifoz i Barcelonës për jetë, por jam mësuar që kurrë të mos them kurrë. Por për mua, tani ata janë një ekip rival”, tha fillimisht ai.

Alena tutje e akuzoi trajnerin Ernesto Valverde për moskomunikim, duke thënë se kurrë nuk i dha shpjegim pse nuk po luan.

“Por sidoqoftë, [ Barcelona dhe unë] kemi një marrëdhënie super të mirë për gjithçka që ata kanë bërë për mua”.

“Le të shpresojmë se do ta shohim përsëri njëri-tjetrin në të ardhmen. Unë e kam thënë këtë”.

“Ashtë pak e çuditshme [të veshësh një fanellë tjetër] pas kaq vitesh duke e veshur të njëjtën fanellë”.

“Por shokët e skuadrës, qyteti, tifozët … janë të shkëlqyeshëm. Shokët e mi të skuadrës më kanë mirëpritur që ditën e parë”, ka thënë Alena. /Telegrafi/