U përfol se romanca e tyre është drejt fundit, por Nicole Scherzinger dhe Grigor Dimitrov i kanë hedhur poshtë këto thashetheme.
Çifti i dashuruar është fotografuar teksa po largoheshin nga “London Palladium”, pas një mbrëmje të këndshme duke parë “Funny Girl”, transmeton TCH.
Teksa shëtisnin rrugëve të kryeqytetit britanik, 37-vjeçarja dhe i dashuri i saj 25-vjeçar, dukeshin më të dashuruar se kurrë, duke hedhur përfundimisht thashethemet se romanca e tyre është drejt fundit.
Kujtojmë se në vitin e kaluar, këngëtarja amerikane kishte pasur një lidhje me mesfushorin shqiptar, Pajtim Kasamin, ndërsa para tij ishte në lidhje edhe me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton, me të cilin ka pasur lidhje afatgjate.