Pas takimit emocionues me Burimin në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, vëllai i tij, Egzoni, ka shprehur dëshirën për të takuar edhe Rezin.
Kjo kërkesë vjen pas imitimit të Burimit nga Rezi, një moment që ka shkaktuar shumë diskutime mes banorëve dhe publikut.
Kur Egzoni u takua me Rezin, ai e përgëzoi për performancën e tij, duke e quajtur imitimin “shumë në rregull”.
Megjithatë, ai e ndjeu të nevojshme të bëjë një kërkesë të veçantë: “Mos e imito Burimin në pjesën e syve” i tha ai Rezit.
Egzoni shpjegoi se Burimi kishte një histori të veçantë lidhur me sytëe tij, pasi ai kishte lindur me një shikim normal, por më vonë kishte humbur një muskul që kishte ndikuar në shikim.
Kjo kërkesë tregon një anë tjetër të lidhjes familjare mes vëllezërve dhe ndjeshmërinë që ata kanë për sfidat e njëri-tjetrit.
Egzoni dëshiron që Rezi të kuptojë rëndësinë e ndjeshmërisë në lidhje me këtë aspekt të jetës së Burimit, duke kërkuar një respekt të veçantë për këtë pjesë të tij. /Telegrafi/