Telegrafi

Pasi ia ngjyrosen dhe thyen hundën, tani vandalët ia demolojnë gjithë statujën Ibrahimovicit

Vandalët në Suedi kanë shkatërruar statujën e legjendës së tyre të futbollit, Zlatan Ibrahimovic, e cila gjendet në afërsi të stadiumit të Malmos.

Më 9 tetor të vitit të kaluar, Ibrahimovic ishte prezent që ta zbulonte statujën e tij dhe ishte tejet i lumtur me nderimin që i bëri ish-klubi i tij, Malmo.

Megjithatë, situata nuk shkoi aq mirë sa e kishte menduar 38-vjeçari, sidomos më 26 nëntor kur vendosi t’i blinte një pjesë të aksioneve të klubi tjetër Hammarby.

Lexo po ashtu Sulmohet sërish statuja e Ibrahimovicit - tani i hiqet edhe hunda

Më 27 nëntor, tifozët e Malmos ishin të acaruar nga veprimi i ish-lojtarit të tyre dhe filluan ta demolonin statujën e tij duke i hedhur një qese në kokë dhe një pjesë të toaletit.

Statuja e Ibrahimovicit gjithashtu u sulmua përsëri në fund të vitit të kaluar, ku vandalët ia thyen hundën e statujës.

Tani, me fillimin e vitit të 2020, sulmuesi shtatlartë i Milanit ka marr edhe një goditje nga tifozët e klubit rival.

Statuja e Ibrahimovicit kësaj radhe është rrëzuar e gjitha duke u demoluar, ku këmbët e saj shihen që janë thyer dhe një fanellë e Suedisë i është vendosur në kokë. /Telegrafi/