Një vozitës i një makine për tërheqjen e aeroplanit në pistë i ka shpëtuar mrekullisht asaj që dukej si vdekje e sigurt në pistën e aeroportit LaGuardia në Queens, New York City.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ishte një aeroplan i American Airlines që ai po tërhiqte kur ky i fundit “kaloi mbi automjetin e tij” në një aksident dramatik të kapur nga kamerat.
Shoferi i rimorkioje u dërgua në një spital lokal si masë paraprake, por mbeti i palënduar nga përplasja.
Pamjet tregojnë shoferin e asaj që quhet një ‘super tërheqje’ duke tërhequr Boeing 737 nga hangari në portë herët në mëngjesin e së martës.
Autoriteti Portual i Nju Jorkut dhe Nju Xhersit, i cili drejton aeroportin tha se nuk kishte ekuipazh fluturimi apo pasagjerë në aeroplan dhe se nuk kishte të lënduar. /Telegrafi/