Telegrafi

Pasi humbën garën me Romën, Marotta thotë se nuk kishte vend për Dybalan te Interi

Roma ka arritur t’i befasoj të gjithë duke nënshkruar me yllin e madh argjentinas Paulo Dybala.

Pas largimit si futbollist i lirë nga Juventusi, Dybala ishte objektivi kryesor i Interit për repartin ofensivë, por në garë për të ishte edhe Milan e Napoli.

Megjithatë Roma arriti ta bind argjentinasin të nënshkruajë një kontratë tre vjeçare dhe tanimë ai është prezantuar tek kryeqytetasit italian.

E për transferimin e Dybalas te Roma ka folur edhe drejtori i Interit, Giuseppe Marotta i cili pasi humbi garën me Giallorosët ka thënë se argjentinasi nuk kishte vend te Interi.

“Është folur shumë për Dybalan, ai është një djalë serioz dhe një profesionist i madh”.

“E kam thënë gjithmonë, ne kemi një sektor të repartit ofensivë me vlera të mëdha dhe nuk kishte hapësirë e as nuk kishte nevojë për Dybalan”.

“Interi ka një departament ofensivë me vlera të mëdha dhe ne po i përmbahemi atij”, tha Marotta.

Gjithsesi drejtuesi zikaltër ka thënë se Dybala ka bërë zgjedhjen e duhur duke u transferuar te Roma.

“Mendoj se Roma është vendi ideal që ai të ndihet si lider. Mund ta krahasoj, nuk po them trashëgimtari i Tottit, por një lojtar që mund të kënaqet me lojrat e tij dhe i uroj gjitha të mirat”, ka deklaruar Marotta për DAZN. /Telegrafi/