Site icon Telegrafi

Pasi humbën garën për Todibon, Juventusi hidhet në sulm për yllin kroat

Pasi humbën garën për shërbimet e mbrojtësit francez Jean-Clair Todibo, Juventusi tani ka kthyer vëmendjen tek ylli i Ajaxit, Josip Sutalo, duke shpresuar se Daniele Rugani mund t’i ofrojë atyre ndihmë për ta përfunduar këtë transferim.

Todibo thuhej se ishte shumë afër transferimit në Itali pasi kishte gjetur gjuhën e përbashkët me ‘Zonjën e Vjetër’ për kushtet personale, por Ëest Hami u treguan më të shpejt në negociata me Nice.

Juventusi refuzoi që të paguajë më shumë se pesë milionë euro për huazimin e tij dhe për këtë arsye duhet të shikojnë alternativa të tjera për mbrojtjen.

Sipas asaj që është raportuar së fundmi, kandidati kryesor tani duket se është Sutalo, çmimi i të cilit sillet rreth 15 milionë euro.

24-vjeçari kroat ishte lidhur edhe më një transferim tek Bologna dhe Fiorentina, por Juventusi do të ishte favoriti kryesor për nënshkrimin e tij.

Kjo për shkak se ‘Bianconerët’ janë në bisedime me Ajaxin për transferimin e Ruganit, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri i ri Francesco Farioli. Marrëveshja supozohej të ishte në formë huazimi, por mund të përfundojë si pjesë e bisedimeve për transferimin e Sutalos në Turin.

Një produkt i akademisë së Dinamo Zagrebit, 24-vjeçari u shit tek Ajaxi për shumën e 20.5 milionë eurove verën e kaluar./Telegrafi/

Exit mobile version