Telegrafi

Pasi gruaja e zbuloi se ai shpenzoi paratë në prostituta – fituesi i lotarisë vrau dy djemtë e tij, pastaj edhe veten

Një fitues i lotarisë thuhet se ka vrarë veten dhe dy djemtë e tij të vegjël pasi gruaja e tij zbuloi se po i shpenzonte paratë në prostituta.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, David Stokes goditi veten me një thikë kuzhine pasi mbajti peng gruan e tij gjatë një “negociate” pesë-orëshe me policinë.

Nëna e dy fëmijëve Sally Stokes gjithashtu dyshon se burri i saj elektricist kishte përdorur një ilaç për ta helmuar atë.

Sally Stokes (në qendër) që mbërrin për varrosjen e djemve të saj Matthew dhe Adam

Mediat në Britani shkruajnë se oficerët zbuluan kufomat e djemve të tyre Adam, 11 vjeç dhe Mateut pesë vjeç, në shtrat së bashku.

Bëhet e ditur se Stokes kishte fituar më parë një lotari prej 40,000 funtesh dhe i kishte shpenzuar ndër tjerash edhe në një makinë.

David Stokes i ktheu thikën vetes

Ai ishte martuar me Sally, që nga viti 2011 por marrëdhënia e tyre u përkeqësua. Ata u ndanë tre muaj para vrasjeve, por mbetën në raporte të mira, për hir të djemve të tyre.

Dhe kur dukej se gjërat po qetësoheshin, një tragjedi ndodhi natën e 1 nëntorit 2016, në shtëpinë e familjes në Hinckley, Leicestershire.

David Stokes me dy djemtë e tij

Ata thuhet se u konfrontuan më herët gjatë ditës, përmes postave elektronike duke treguar se ai ishte duke përdorur prostituta dhe kishte hulumtuar ilaçet e përdhunimit.

Më pas, elektricisti thuhet se vrau dy djemtë e tij në shtëpinë e familjes ndërsa ajo po takonte të afërmit e tij për të diskutuar shqetësimet e saj me ta.

Kur ajo u kthye në shtëpi më vonë atë natë ai e sulmoi edhe atë. /Telegrafi/