Një fitues i lotarisë thuhet se ka vrarë veten dhe dy djemtë e tij të vegjël pasi gruaja e tij zbuloi se po i shpenzonte paratë në prostituta.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, David Stokes goditi veten me një thikë kuzhine pasi mbajti peng gruan e tij gjatë një “negociate” pesë-orëshe me policinë.
Nëna e dy fëmijëve Sally Stokes gjithashtu dyshon se burri i saj elektricist kishte përdorur një ilaç për ta helmuar atë.
Mediat në Britani shkruajnë se oficerët zbuluan kufomat e djemve të tyre Adam, 11 vjeç dhe Mateut pesë vjeç, në shtrat së bashku.
Bëhet e ditur se Stokes kishte fituar më parë një lotari prej 40,000 funtesh dhe i kishte shpenzuar ndër tjerash edhe në një makinë.
Ai ishte martuar me Sally, që nga viti 2011 por marrëdhënia e tyre u përkeqësua. Ata u ndanë tre muaj para vrasjeve, por mbetën në raporte të mira, për hir të djemve të tyre.
Dhe kur dukej se gjërat po qetësoheshin, një tragjedi ndodhi natën e 1 nëntorit 2016, në shtëpinë e familjes në Hinckley, Leicestershire.
Ata thuhet se u konfrontuan më herët gjatë ditës, përmes postave elektronike duke treguar se ai ishte duke përdorur prostituta dhe kishte hulumtuar ilaçet e përdhunimit.
Më pas, elektricisti thuhet se vrau dy djemtë e tij në shtëpinë e familjes ndërsa ajo po takonte të afërmit e tij për të diskutuar shqetësimet e saj me ta.
Kur ajo u kthye në shtëpi më vonë atë natë ai e sulmoi edhe atë. /Telegrafi/