Telegrafi

Pasi fitoi gjyqin ndaj “Missguided”, Kim Kardashian akuzohet për plagjiaturë

Kim Kardashian (Foto: Instagram/kimkardashianwest)

Më parë këtë muaj, ylli televiziv, Kim Kardashian ka fituar mbi 2.7 milionë dollarë për një padi që bëri ndaj kompanisë së modës “Missguided”, të cilët ajo i akuzoi për plagjiaturë të dizajneve të saj.

Mirëpo, një gjë e tillë duket se ka ndodhur me të së fundmi, pasi e njëjta është akuzuar nga “Diet Prada”, për një palë syze dielli.

Të mërkurën, “Diet Prada” faqe kjo e cila hulumton falsifikimet e brendeve, ka publikuar disa imazhe, derisa tregon se Kim me një palë syze të verdha nga Pucci, dhe nga ana tjetër prezanton dizajnin më të fundit të syzeve të saj në bashkëpunim me Lemke.

“Qesharake se si syzet e SS17 @emiliopucci që ju keni vënë në gusht 2018, përfunduan në bashkëpunimin tuaj me @carolinalemkeberlin që filloi në prill të këtij viti,” lexon titulli i Diet Prada. Hipokrizia në formën e saj më të mirë”, shkruan mes të tjerash në postimin e tyre.

Lexo po ashtu Kim Kardashian fiton 2.7 milionë dollarë pasi paditi kompaninë që i vodhi stilin e veshjes

Kujtojmë që Kim në shkurt të këtij viti ka ngritur padi kundër markës amerikane “Missguided USA” për kopjimin e veshjeve, pa lejen e saj, ndërsa ditë më parë mori edhe dëmshpërblimin. /Telegrafi/