Gjatë ditës së sotme (e shtunë) rep-artisti Fero ka ardhur me disa deklarata ndaj ish-menaxhmentit.
Ai është shprehur se i janë blerë klikimet në këngë të tij, derisa ishte pjesë e “On Records”.
Pas kësaj deklarate ka reaguar menjëherë ish-menaxheri i tij, Met Elshani, në një postim në rrjetin social Instagram.
“Asgjë për të dëshmuar, unë vetëm mund të them: Që me para mund të blesh gjithçka përveç zemrës së pastër, shpirtit të pastër dhe inteligjencën e një njeriu që e pështyn në dorën që i dha buk”, është shprehur ai.
Tutje Elshani shtoi: “On Records ka qenë më shumë se korrekt me publikun, mediat dhe fansat, dhe asnjëherë nuk ka bërë dredhira si shumë si shumë të tjerë duke u viktimizuar nga mediat dhe fansat”.
Meti tutje është shprehur se përgjigjja e tyre ka qenë gjithmonë ‘jo’ për të blerë klikime, edhe nëse artistat kanë dashur. /Telegrafi/