Site icon Telegrafi

Pasi e shau Trumpin, Bebe Rexha: Nuk do të isha këtu po të mos vinte babai im shqiptar në Amerikë (Video)

Bebe Rexha ka vazhduar me reagimet e saj kundër politikave të presidentit amerikan, Donald Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë njihet si një kundërshtar i fuqishëm i imigrantëve, ndërsa kundër tij vazhdimisht po ka protesta edhe nga yjet e njohura të skenës dhe ekranit.

Lexo po ashtu Momenti kur Bebe Rexha e shan publikisht në koncert Donald Trumpin (Video)

“Unë jam vajzë e një imigranti. Nuk do të isha këtu po të mos vinte babai im në Amerikë nga Shqipëria”.

“Ky është vendi i të lirëve. Mos e shkatërroni ëndrrën amerikane”, ka shkruar në Instagram këngëtarja shqiptare, emri i vërtetë i të cilës është Bleta.

Postimin e ka shoqëruar me videon, në të cilën ajo e shau presidentin amerikan gjatë një koncerti.

Ndryshe, prindërit e këngëtares Flamur Rexha dhe Bukurije Rexha janë shqiptarë nga Maqedonia (babai nga Dibra, kurse nëna nga Gostivari), të cilët emigruan na SHBA në vitet e tetëdhjeta. /Telegrafi/

Exit mobile version