Një ushtar të cilit i është shtyrë udhëtimi me aeroplan, ka pasur kohë të mjaftueshme që të ulet dyshemenë e aeroportit dhe ta shikoj live në Facebook lindjen e vajzës së tij.
Brooks Linsey ishte ulur në dysheme, dhe shikonte live në Facebook gruan e tij Haley duke sjellë në jetë vajzën e tyre Millie Fritz Anne Lindsey në Mississippi, transmeton Telegrafi.
Një grua që po udhëtonte me të nga El Paso i Teksasit, kishte filmuar ushtarakun e koncentruar duke shikuar me vëmendje lindjen e vajzës.
“Ushtarit i është shtyrë udhëtimi për në shtëpi, kështu që iu desh ta shikoj në telefon live lindjen e vajzës. Ai në një moment nuk arriti t’i ndalë lotët e gëzimit”, ka shkruar autorja e videos.
“E kam shpërndarë këtë video, sepse nuk dua që të harrojmë për ushtarët tonë që shërbejnë jashtë vendit dhe sakrifikojnë që ne të jemi të lumtur”, ka thënë për fund autorja e kësaj videoje interesante. /Telegrafi/