Telegrafi

Pasi e futi babanë në telashe, Bebe Rexha “heq” dorë nga rrjetet sociale

Bebe Rexha kohët e fundit ka qenë në thumbin e kritikave të babai të saj, Flamurit.

Ai në një rast i ka kërkuar që të ndalet së xhiruari video projekte provokuese pasi në këtë formë po e turpëronte dhe nuk po ndihej mirë.

Por kjo gjë duket se e ka shqetësuar këngëtaren, e cila po mëson të ketë një jetë më private dhe pritet që të ndalet së shfrytëzuari masovisht rrjetet sociale.

“Unë jam mësuar të postoj gjëra dhe të mos jem e kujdesshme, por vërtet nuk mund ta bëj këtë. Unë kam shpërndarë fotografi, të cilat dukeshin qesharake, por kjo gjë u bë masive”.

“Unë dhe babai im kemi relacione të mira dhe më të forta se kurrë. Ai thjesht kujdeset për vajzën e tij. Por unë i thashë “Atëherë baba nuk duhet ta kem më Instagramin”, ka pohuar ajo për Daily Star.

Lexo po ashtu Bebe Rexha me një vallëzim të nxehtë në pishinë me stilistin personal

Ndryshe, Rexha është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim dhe po mban disa koncerte. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Bebe Rexha "aksidentalisht" publikon mesazhin e babait për këngën "Last Hurrah": Boll publikove pornografi, po më turpëron në publik