Kombëtarja e Francës ka arritur një fitore spektakolare nda Argjentinës.
Francezët triumfuan në një ndeshje ku u shënuan shtatë gola dhe kishte përmbysje të rezultatit 4-3.
Kësisoj fitorja e ‘Tre kolorëve’ ka bërë që në Rusia 2018 mos ta shohim më njërin nga futbollistët më të mirë në botë, Lionel Messin.
E për këtë mungesë të Messit ka folur edhe mesfushori francez Paul Pogba.
Pogba vazhdon të ketë një simpati të veçantë për Messin pasi deklaroi se për të mbetet më i miri në planet.
“Messi është një yll i futbollit, për mua ai mbetet më i miri në planet”.
“Pavarësisht nga eliminimi Messi mbetet më i miri”, deklaroi Pogba pas ndeshjes.
Në fund mesfushori i Manchester United lavdëroi edhe Kombëtaren e Argjentinës për një ndeshje të madhe.
Në çerekfinalen e Kupës së Botës, Pogba me Kombëtaren e tij do të përballen me Uruguain. /Telegrafi/