Telegrafi

“Pasi dola isha në depresion, m’u deshën seanca me psikologen” – Mikela Pupa rrëfen për gjendjen jo të mirë pas daljes nga Big Brother

Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania 2”, Mikela Pupa, ishte e ftuar në “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën.

Mikela, e cila nuk ishte edhe shumë aktive këto kohët e fundit në televizion, shprehet: “Unë nuk mendoj që jam zhdukur, por kam parë pak më shumë terezinë time dhe kam parë gjërat e mia, dhe më beso që jeta përtej ekranit është pak më e lumtur.”

Më pas gjatë bisedës, gazetari Ronaldo Sharka, i cili po ashtu ishte banor i po atij edicioni bashkë me Mikelën pyet: “Nëse do t’ju pyesnim për momentin më të vështirë të jetës suaj që ju përlot sa herë e përmendni, kë do të citoni?

Foto: Top Channel Albania/YouTube

Mikela : Çfarë më bën të qaj, do të them jo situata më e keqe e jetës sime, por një situatë që ka ndodhur së fundmi është pas daljes së Big-ut, para një bllokimi në jetën time, sa mu deshën disa seanca me psikologen dhe dy njerëz shumë të dashur që e dua shumë dhe më ka qëndruar gjithmonë pranë, njëri është i dashuri im dhe Xhoi, që e dua pafund.

“Këta njerëz më kanë kthyer gëzimin, buzëqeshjen dhe energjinë pozitive që kisha nevojë. Mund të them se isha plotësisht në depresion, nuk doja të dilja askund, nuk dola nga shtëpia, nuk doja të flisja me askënd dhe u thashë këtyre dyve që rrinin me mua të largoheshin, sepse nuk dua t’ju kem këtu.” – shprehet më tutje Mikela.

Foto: Top Channel Albania/YouTube

“Ndoshta kanë qenë streset e akumuluara, traumat gjatë gjithë jetës dhe kur rri në një ambient kaq të mbyllur dhe më pas del që andej, ndryshon shumë…”
“Bigu të ndryshon shumë si personazh, ndryshon perceptimin e tij për jetën, ndryshon gjërat që mendon se janë të rëndësishme, pastaj kupton se ato nuk janë aspak të rëndësishme. Më ndryshoi shumë në shumë drejtime, fillova t’i kushtoja më shumë rëndësi gjërave shpirtërore sesa materialeve.” – rrëfeu ish-banorja. /Telegrafi/

Videon mund ta shikoni këtu