Telegrafi

Pasi dështon Manolas, Zeniti tani mendon për mbrojtësin e Interit

Skuadra ruse, Zenit St Petersburg dëshiron me çdo kusht transferimin e një mbrojtësi cilësor.

Rusët dështuan me mbrojtësin grek, Kostas Manolas i cili nuk pranoi ofertën prej katër milionë eurove në stinor.

Tani ekipi i Roberto Mancinit ka kthyer vëmendjen nga mbrojtësi i Interit, Jeison Murillio.

Mediat italiane kanë raportuar se dy klubet tanimë vetëm kanë filluar negociatat mes vete.

Zenit është e gatshme të ofrojë rreth 20 milionë euro për transferimin e kolumbianit në Rusi.

Gjithashtu në klubin e ri, Murillio do të fitojë rreth tre milionë euro pagë vjetore që është dy herë më e lartë nga ajo që merr në Inter. /Telegrafi/