Telegrafi

Pasi debutoi në Serie A, Strakosha tani kërkon Kombëtaren shqiptare

Thomas Strakosha ka bërë realitet ëndrrën e tij fëmijërore që të luaj në Serie A.

Portieri i talentuar shqiptar ka debutuar me Lazion këtë javë në sfidën e së martës ndaj Milanit.

Por ai tani nuk ndalet, pasi ka deklaruar se e dëshiron Kombëtaren e madhe të Shqipërisë.

“Ishte ndeshja e parë, kisha shumë kohë pa luajtur dhe kam akomaa më shumë për të dhënë. Unë stërvitem fort dhe kur më kërkon trajneri të luaj gjithnjë do të jem gati”, ka deklaruar Strakosha.

“Fola direkt me familjen time para dhe pas ndeshjes. Para se të niste loja, babi më këshilloi të isha i qetë dhe të jepja 100% nga vetja”, tregoi më pas 21-vjeçari, i cili garantoi se do të jetë gati për Shqipërinë, sa herë t’i kërkohet kontributi. /Telegrafi/