Site icon Telegrafi

I pashmangshëm largimi i Papu Gomez nga Atalanta, Gasperini e lë jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Romës

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, ‘në marrëveshje me klubin’, ka lënë Alejandro ‘Papu’ Gomez jashtë skuadrës për ndeshjen me Romën, ndërsa një largim i tij në janar duket i pashmangshëm.

Atalanta do të ndeshet me Romën të dielën me fillim nga ora 18:00 si vendas në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Serie A.

Sky Sport Italia kishte raportuar se Gomez nuk do të thirrej as për ndeshjen në Gewiss Stadium, pasi ishte vendosur në stol kundër Fiorentinas dhe Juventusit.

Lexo po ashtu Papu Gomez rëndon situatën, këndoi himnin e Juves

Kjo doli të jetë e saktë, me një deklaratë shoqëruese që e bën shumë të qartë se ky ishte një vendim i përbashkët dhe jo për shkak të ndonjë problemi fizik.

“Trajneri, në marrëveshje me klubin, ka vendosur të mos ftojë lojtarin Alejandro Papu Gomez për shkak të një zgjedhje teknike”, thuhet në njoftimin e Atalantas.

Ilicic kthehet pasi humbi ndeshjen e Juventusit, por Mattia Caldara, Mario Pasalic, Cristiano Piccinini dhe Matteo Ruggeri janë ende të lënduar.

Lojtarët e ftuar nga Atalanta: Depaoli, De Roon, Amad Diallo, Djimsiti, Freuler, Gollini, Gosens, Gyabuaa, Hateboer, Ilicic, Lammers, Malinovskyi, Miranchuk, Mojica, Muriel, Palomino, Pessina, Romero, Rossi, Sportiello, Sutalo, Toloi, Duvan Zapata

/Telegrafi/

Exit mobile version