Hip hop yjet, Majk dhe Capital T kanë publikuar projektin e ri të tyre para tri javësh.
Por, ende pa u bërë një muaj i plotë, suksesi i këngës “Pasha Jetën” është i padiskutueshëm.
I nisur nga menaxheri Dekorim Sahiti, projekti mori jetë nga dy artistët që nuk janë të të njëjtit label, por që u bashkuan për një hit që tash ka bërë 10 milionë klikime.
“Pasha Jetën” është punuar nga Cricketi në tekst të Capital T dhe Majk.
Klipi është punuar nga Imagine Films në regji të Elena Kelmendit.
Majk pritet të publikojë së shpejti projekte të reja, teksa Capital T tashmë ka konfirmuar klipin e ri që do të publikohet shumë shpejt.
Dy reperët kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën. /Telegrafi/