Site icon Telegrafi

Pasaporta të falsifikuara dhe para të padeklaruara, katër të arrestuar në Rinas dhe Durrës

Kontrolle të imtësishme janë realizuar në të gjithë pikat e kalimit kufitar me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, si dhe për ndalimin e shtetasve në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht.

Sipas drejtorisë së Policisë Kufitare në Rinas është arrestuar 40-vjeçari Hasan Gatari. Gjithashtu në pranga ranë edhe dy të rinj 23 dhe 26 vjeç pasi dyshohet se kanë paraqitur pasaporta ta falsifikuara.

Ndërsa në Durrës është arrestuar një 54-vjeçari, pasi nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan më cilësinë e provës materiale, rreth 17 000 euro që ky shtetas synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjit.

“Në dalje u arrestuan në flagrancë shtetasit kosovarë 26 dhe 23 vjeç, pasi kanë paraqitur 2 pasaporta që dyshohet se janë të falsifikuara. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan këto 2 dokumente. Në hyrje u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Hasan Gatali (Qazimi), 40 vjeç, sepse Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm”.

PKK Port Durrës/U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar Rr. I., 54 vjeç, pasi nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan më cilësinë e provës materiale, rreth 17 000 euro që ky shtetas synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjit. Materialet procedurale i kaluan prokurorive kompetente të juridiksionit të përgjithshëm, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin zyrtar. /Telegrafi/

Exit mobile version